Ky është kandidati i BESËS për komunën e Sarajit (Foto)

AdvertismentCustom Text

Lëvizja Besa do ti hyjë garës zgjedhore edhe në komunën e Sarajit.

Zyrtare.net nga burime brenda Lëvizjes Besa mëson se në komunën e Sarajit tashmë kjo parti pas analizave dhe anketave në terren ka gjetur kandidatin i cili do ti prij garës dhe ai është magjistër i shkencave të sigurisë.

ReklameCustom Text

Bëhet fjalë për Hasim Murtezanin, i cili shpesh herë ka qenë edhe pjesë e studiove televizive në vend si analist i çështjeve të sigurisë.

Murtezani shihet si një figurë e pastër dhe i ngritur intelektualisht që mund seriozisht të rrezikoj kreun aktual Blerim Bexheti që do të kandidoj edhe për një mandat tjetër.

Garës për të parin e Sarajit pritet ti hyjnë edhe nga kolacioni ASH-AA të cilët akoma nuk e kanë bërë të ditur emrin e kandidatit./Zyrtare/