Ky është mesazhi nga Unioni, disa xhami anulojnë faljen e namazit të xhumave në Zvicër!

Advertisment

Kryesia e këtij Unioni kanë shprehur qendrimin e tyre lidhur me përhapjen e koronavirusit.

Të nderuar vëllezër! Kohëve të fundit janë shtuar kërkesat nga ana e kryesive dhe imamëve në lidhje me qëndrimin e Unionit me rastin e koronavirusit dhe faljes së namazit të xhumasë.

Reklame

Pasi që nëpër kantone të ndryshme ka vendime, udhëzime dhe rekomandime që nuk janë unike për të gjithë, kryesia e Unionit vlerëson dhe rekomandon që kryesitë e xhamive të shikojnë vendimet dhe udhëzimet e katonit përkatës.

Pra, secila xhami le të veprojnë në bazë të sqarimeve dhe vendimeve të atij kantoni që i përket, si dhe të ndjek informacionet që i japin Organizatat islame kantonale. Për më tepër ndiqni web-faqet e kantoneve apo të Dachorganizatave islame.

Thirrja jonë e përgjithshme është që imamët të shpjegojnë sa më shumë në lidhje me pastërtinë dhe higjienën në islam, si dhe për masat që duhen marrë në raste të tilla rreziku. Për çdo eventualitet, na konsultoni ju lutemi! Allahu ju ruajt dhe Ai ju shpërbleftë për mundin tuaj!”.

Kryetari i Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, Mehas Alija tha për albinfo se janë në gatishmëri të plotë për të marrë vendime të reja, varësisht situatës dhe kërkesave nga organet kompetente kantonale dhe shteterore sa u perket masave për mbrojtjen nga koronavirusi.

Ai po ashtu tha se disa xhami të mëdha shqiptare javën e kaluar nuk e kanë falë namazin e xhumasë që sipas gjitha gjasave mund të ndodh të anulohen edhe këtë javë.