Ky është profesioni më fitimprurës në Maqedoni

48

Sipas Entit Shtetëror për Statistika, për muajin gusht të këtij viti paga mesatare është 25.157 denarë.

Sipas të dhënave të ESHS-së, paga mesatare e sektorit të programimit në gusht ka qenë 63.870 denarë që e bën sektorin më fitimprurës në Maqedoni. Më pas vjen sektori i transportit ajror që është 41.337 denarë.

Pas këtyre dy sektorëve me pagë mesatare prej 46.384 denarë është sektori i komunikimeve dhe informacioneve dhe me 41.223 denarë është sektori i financave dhe sigurimeve.

Paga mesatare në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, sipas ESHS-së, ka rritje prej 3.8%