Ky është ‘Rambo’ që po ndjek policia gjermane, nga toka e ajri

Advertisment

Policia gjermane po kërkon me helikopter një njeri të pastrehë në një pyll, i cili dyshohet se është i armatosur me armë dhe një hark dhe shigjetë.

Kërkimi për të u nis të dielën në Oppenau, në Gjermani Jugperëndimore, rreth 25 kilometra nga kufiri me Francën.

Reklame

Raportet e mediave thonë se 31-vjeçari Yves Rausch, i cili mbante pajisje kamuflimi, çarmatosi katër oficerë policie të dielën, pasi i kërcënoi ata me armë.

Policia ka paralajmëruar publikun që të shmangë zonën.

Më parë, një zëdhënës i policisë tha që i dyshuari ishte i qetë në fillimin e aksionit policor të dielën, pasi policia e gjeti atë, por “papritmas nxori një armë dhe kërcënoi oficerët e policisë”.

“Ata ishin në shok të plotë dhe nuk arritën të reagojnë ndaj situatës së rrezikshme,” tha zëdhënësi.

I dyshuari është njohur në polici qysh më parë si njeri problematik, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit, raporton agjensia e lajmeve AFP.

Ndryshe, ai po cilësohet si “Rambo”, jo nga misioni por nga pamja. /tesheshi.com/