Ky është shteti ku VIPat e Instagramit vaksinohen të parët kundër koronavirusit

Indonezia nisi një ditë më parë procesin e vaksinimit, por strategjia e saj ka marrë vëmendjen e mbarë botës.

Përveçse nisi me më të rinjtë dhe jo të moshuarit, autoritetet në Indonezi po vaksinojnë dhe influencuesit e rrjeteve sociale, përkrah mjekëve dhe infermierëve.

Reklame

Kjo gjë u vu re që në ditën e parë, kur përkrah presidentit Joko Widodo që u vaksinua ishin dhe një grup i madh personash të njohur të rrjeteve sociale. Ai që binte në sy ishte dhe Raffi Ahmad, një yll i televizionit.

“Lëvduar qoftë Allahu për vaksinën. Mos kini frikë prej tyre!”, shkroi personazhi i njohur në videon e tij të postuar në rrjetet sociale ku shfaqej, ndërsa bënte vaksinën.

Sipas një zyrtari të lartë të shëndetësisë, vendimi për të përfshirë VIPat e rrjeteve së bashku me pothuajse 1.5 milionë punonjësit e kujdesit shëndetësor në raundin e parë të vaksinimit ishte një strategji e qëllimshme komunikimi e qeverisë.