Ky ishte lojtari i vetëm i Cityt që refuzoi të duartrokiste lojtarët e Liverpool (video)

Advertisment

Manchester City të enjten mbrëma ka pritur Liverpoolin në ‘Etihad Stadium’, dhe skuadra e Pep Guardiolas i ka bërë korridorin e nderit kampionëve të rinj të Premierligës.

Por me këtë traditë, duket se nuk po pajtohet mesfushori portugez i Manchester City, Bernard Silva.

Reklame

Silva edhe pse ishte vendosur në korridorin e nderit, ishte lojtari i vetëm që refuzoi të duartrokiste për lojtarët e Liverpool.

I mendimit kundër Silvas, ka qenë Pep Guardiola, i cili ditë më parë tha se Liverpool e meriton këtë nderim, pas një sezoni fantastik që kanë pasur në Premierligë.

Por, gjatë 90 minutave në ‘Etihad Stadium’, City nuk kurseu aspak kampionët, duke i mundur 4:0.