Ky ishte shkaktari i rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant (video)

Advertisment

Kushdo që pak e njohu basketbollin, apo ka ndjekur ndeshjet e NBA e njohu edhe Kobe Bryant, yllin e basketbollit, shkruan Periskopi.

Kobe Bryant humbi jetën mbrëmë në moshën 41 vjeçare, bashkë me vajzën e tij 13 vjeç.

Reklame

Helikopteri kishte fluturuar nëpër mjegull të madhe, para se të rrëzohej në Kaliforni, ndërsa asnjëri nga nëntë njerëzit që ndodheshin në të nuk kanë shpëtuar.

Helikopteri privat i ish yllit të NBA, Sikorsky S 76, u kaplua menjëherë nga zjarri porsa u rrëzua në tokë.

Të dhënat nga fluturimi kanë treguar se helikopteri kishte pasur probleme derisa po fluturonte mbi kopshtin zoologjik të Los Angelesit duke qëndruar në lartësi të ulët, ndërsa kushtet ishin përkeqësuar dukshëm deri në momentin e rrëzimit.

Zëdhënësi i policisë së Los Angelesit, Josh Rubenstein, ka konfirmuar se kushtet e motit nuk i plotësonin standardet minimale për të fluturuar.