Ky shtet nuk do të mund të quhej Iliridë, por Maqedoni, sipas emrit të lashtë me mijëra vjet

57

MBI MASHTRIMET DHE MASHTRUESIT

Mashtrimi i parë: ILIRIDË dhe SHQIPTARË TË ILIRIDËS

Shqiptarët autoktonë banojnë në trojet e veta etnike edhe në shtetin me emër të njohur si Republika e Maqedonisë Veriore, nga viti 2018, ndërsa më herët kanë qenë qytetarë (banorë, shtetas) të këtij shteti me emra të tjerë, si Republika Socialiste e Maqedonisë, Republika ish Jugosllave e Maqedonisë etj.

Me këtë emër të shtetit shqiptarët në këtë shtet i kanë certifikatat e lindjes, të kurozëzimit dhe vdekjes, pasaportat dhe dokumentet tjera personale. Pse disa individë, brenda dhe jashtë vendit, ende vazhdojnë këtë shtet për hisen e shqiptarëve ta quajnë Iliridë, ndërsa banorët shqiptarë të tij si shqiptarë të Iliridës?

Kujt i shërben kjo propagandë në emër të atdhetarizmit që shqiptarët të heqin dorë nga emri Maqedoni dhe maqedonas, i cili nuk ka asgjë të përbashkët sipas prejardhjes (etimologjisë) me gjuhët sllave, greke, apo ndonjë gjuhë tjetër, me historinë e lashtë dhe as me traditën shtetformuese të tij, vetëm me banorët sllavë, sido që të quhen ata sot?

Ku është Ilirida? Çfarë është Ilirida? Cilët janë shqiptarët e Iliridës sipas ndënjë dokumenti personal, dokumenti arkivor apo dëshmie historike? Edhe shteti shqiptar e ka njohur zyrtarisht emrin e këtij shteti fqinj me këtë emër, si Maqedoni, jo si Iliridë!

Termi Iliridë dhe shqiptarë të Iliridës është term politik, i krijuar nga propaganda serbe dhe greke, nga viti 1992 e mëpastaj, dhe si i tillë nuk duhet të përdoret nga shqiptarët, aq më pak nga shqiptarët që nuk janë nga Maqedonia, kinse si dashamirë të vëllezërve të tyre shqiptarë në këtë shtet.

Edhe Referendumi i organizuar nga shqiptarët në janar të vitit 1992, nuk është organizuar për Iliridën, por për Autonomi Politike Territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni.

Harta e paraqitur më poshtë, për ndarjen e Maqedonisë, sipas planit Micotakis – Millosheviq, e sqaron më mirë çfarë paraqet termi politik “Iliridë” dhe “shqiptarë të Iliridës”.

Të gjithë ,,partiotët” që e përkrahin këtë emërtim, me dashje apo pa dashje, le të publikojnë ndënjë dokument personal të tyre, apo të ndonjë miku, në të cilin përmendet emri i ndonjë shteti me emrin Iliridë, do t’u jemi mirënjohës, përndryshe të gjithë ata do t’i konsiderojmë si provokatorë në shërbim të propagandës së huaj, në dëm të interesave të shqiptarëve në Maqedoni.

Edhe sikur të gjithë banorët e këtij shteti të ishin 100% shqiptarë, pa snjë banor me përkatësi etnike tjetër, ky shtet nuk do të mund të quhej Iliridë, por Maqedoni, sipas emrit të lashtë me mijëra vjet, më parë të njohur me emrin Emadhi-a.

Mos u tallni me fatin e njerëzve, me trojet etnike shqiptare, emrat e krahinave të lashta ilire-dardane-arbërore-shqiptare dhe me historinë!

(23.X.2019)