La Liga pezullon të gjitha ndeshjet nga rreziku i koronavirusit

Një ditë pasi kishte vendosur t’i zhvillonte ndeshjet pa tifozë, Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë vendimin e pezullimit të La Ligas.

Po ashtu do të pezullohen edhe ndeshjet e futbollit në kategorinë e dytë dhe në ligat inferiore në Spanjë.
Ky vendim drastik vjen si masë paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Reklame

Deri tani, në Spanjë janë konfirmuar mbi 2200 raste me koronavirus, nga të cilët 55 persona kanë ndërruar jetë