La një letër dhe më pas hidhet përpara trenit, humb jetën trag jikisht shqiptari

57

Një person dyshohet se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotshëm, pasi i ka dalë trenit përpara.

Ngjarja ka ndodhur në Klinë të Kosovës.

Siç raportojnë mediat e atjeshme, dyshimet e para janë se personi që ka ndërruar jetë, i ka dalë vetë trenit përpara.

Ai madje ka lënë edhe një letër pranë vendit ku është vetëflijuar.Një gjë e tillë deri më tani nuk është konfirmuar as nga policia e as nga prokuroria. Ka qenë një dëshmitar në vendngjarje, ai që pohon ekzistencën e letrës.

Personi në fjalë thotë:

Sot në mëngjes treni duke ardhë nga Peja e ka shkel një person të ri. E ka mbyt në vend. Krejt pasagjerët kanë mbetur në këmbë. Ai kishte lënë një letër”.

Priten hetime të hollësishme për zbardhjen e detajeve të tjera nga kjo ngjarje e rëndë./meganews