Labinot Tahiri përmes një statusi në ‘Facebook’, ka treguar se këto maska do të iu dhurohen falas qytetarëve.
“Sot, menxi kam siguruar 5000 cop maska nga 67 cent, gjë që e falenderoj një mik timin që mi ka gjetur dhe do mi sjell sot! Mbrem, nga 10 cent, janë rritur çmimet në 30 cent e me vonë 1 euro në disa barantore në vend se të ju dhurohen falas qytetarëve…! Ishalla askujt nuk i bje ajo semundje, por ne do ti dergojmë fillimisht nëpër shkolla përmes institucioneve”.
Më pas ai permës një video tregon se do të bëjë të mundshme edhe takimin me drejtorat e shkollave, për shperndarjën e këtyre maskave , edhe pse tashmë ka filluar shperndarja e tyre.
“Të dashur miq unê veprova tani na mbetet me u takua me drejtorat e shkollave dhe qe ti shpêrndaj se paku nga 200-300 në ndonje shkollë! Me shumë perpjekje janë siguruar sepse nuk ka! Nese mundemi do të siguroj edhe numër tjetër”, shkruan Labi në videon e postuar.