Labinot Tahiri reagon pas masave të reja: Pse prapë mbyllje, a sugjeronit që të merrnin vaksinën

Qeveria e Kosovës dje ka dal me masa të reja antiCovid pas rritjes së numrit me të infektuar nga virusi në vend.

Sipas masave të reja, nga sot (22 janar) hyjnë në fuqi masat që përfshijnë mbylljen e gastronomisë nga ora 21:00 dhe orën policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Reklame

Pas këtij vendim ka reaguar këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, i cili përmes një statusi nuk u pajtua me vendimin për masat e reja.

“A jeni të vaksinuar me nga dy doza? Përse prapë kjo mbyllje? A ju sugjeronit që t’i merrnit vaksinat së më nuk ju mbyllim”, ka shkruar ndër tjera Labi.

Tutje, këngëtari tha se edhe ai ka humbur familjarë nga COVID-19, por vazhdon të mendoj se e gjithë kjo është politik dhe se ky virus është i dalur nga dora e njeriut.