Labinot Tahiri shpërthen sërish: Pseudo-artistët me firmato, nuk protestojnë për bukën e gojës

Advertisment

Kufizimi i të ardhurave të artistëve për shkak të mbylljes së diskove dhe klubeve të natës edhe pas izolimit, është shoqëruar me jo pak reagime nga ana e artistëve shqiptarë. Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites”, këngëtari Labinot Tahiri tregon se më shumë rëndësi ka ngritja e artistëve dhe kundërshtimi i masave strikte të marra ndaj tyre sesa promovimi i brand-eve të huaja për t’u dukur kinga.

“Nuk e shoh të arsyeshme që disa këngëtarë ose disa VIP-a në thonjëza, nuk është e nevojshme t’i mbrojnë brand-et e huaja, si Guçi. Armani, Louis Vuitton me demek me dalë me një postim në instagram se ne jemi kinga e mos me dalë për diçka elementare që është për familjen e tij, për bukën e gojës. Përderisa ne nuk ngrihemi për bukën e gojës, për jetën tonë kush ka me u ngrit në këmbë.”

Reklame

Gjatë intervistës me moderatoren Evi Reçi, këngëtari Tahiri nuk la pa përmendur deklaratën e ministrit Blendi Klosi në lidhje me ndalimin e muzikës, sipas të cilit kjo e fundit përçon virus përmes valëve. Ai e konsideron fjalën e Klosit si një diskriminim dhe fyerje ndaj artistëve.

“Nuk e kam prit një deklaratë që e kam dëgjuar para pak ditëve nga ministri i turizmit atje tek ju për punën e valëve të muzikës që përçon virusin. Kjo është absurde. Ai me këtë ka fyer të gjithë artistët shqiptarë që sa kohë ekziston Shqipëria si shtet. Ne jemi pak më vonë si shtet, por kemi dhe ne artistë dhe i ka fyer të gjithë me atë që ka thënë. Këtë se kanë thënë as ata që e kanë zbuluar virusin. Kjo që ka ndodh me artistët është diskriminim jashtëzakonisht i madh. Nuk e kam prit një deklaratë që e kam dëgjuar para pak ditëve nga ministri i turizmit atje tek ju për punën e valëve të muzikës që përçon virusin. Kjo është absurde.”

I pyetur nëse do realizojë sërish protesta në muajt në vazhdim për ndalimin e muzikës ai shprehet se në Prishtinë nuk ka ndërmend pasi mungon mbështetja e kolegëve të tij, por nëse diçka e tillë organizohet në Shqipëri ai është gati.

“Nëse do bëhet aty në Shqipëri do jem. Këtu në Prishtinë, jo faleminderit shumë. Në Prishtinë jo. Nëse organizohet në Shqipëri do jem, ama në Prishtinë asnjëherë jo”, perfundoi këngëtari.