Labinot Tahiri u bën thirje për protest; estradës, pronarëve të restoranteve

Advertisment

Labinot Tahiri ne rrjetin e tij social facebook ka bërë thirje për protestë, ai shkruan:

PROTESTA E RADHES PARA MSH!

Reklame

DITËN E Hëne ORA 11:00

Ju thras të gjithëve pronarë të restauranteve dhe Estradë!

Të dashur qytetarë dhe kolegë, secili prej nesh ka të drejtë me reagu kur dikush ua mohon bukën e gojës femijëve tanë, pa marrë parasysh se kush je ti, apo jam unë!

Të dashur kolegë, ju më nuk punoni qe 4 muaj, derisa Viva, Elkosa, ndertimtari e biznese te tjera se kane ndal asnjë moment punën.

Të dashur vëllezer, per me ua ndalë gojen shpirtligëve punova 3 muaj në pandemi, me ju tregu qe Labi s’jeton vetem per bo… e vet, por mendon për të gjithë!

Dmth. në 30 komuna kemi dërguar ndihma!
Në 5 vende tjera (qytete të trojeve shqiptare mbi 50 mijë euro).
Mbi 20.000 nëpër shume vende… nuk e di si kanë me komentu lirine e shprehjes dhe te drejten time disa kolegë apo qytetarë, kur unë kam femijë dhe duhet të i’u dërgojë bukë edhe atyre.

Derisa në tubime e mbledhje, në parlament e qeveri mblidhen, edhe ashtu si gjen asgje ata se kanë mbrojte në të 4 anët, as VIRUSI SI KAP, atehere as ne nuk përbejmë rrezik!

Unë jam tani i gatshëm për protestë nëse ju nuk jeni me lajmroni ne instagram, mos keni frik se ju i beni ata të lartë që udheheqin shtetin kush do qoft.

Zani i artistit është i rendesishëm.

ESTRADA KOSOVË E SHQIPËRISË
SHPËRNDAJENI ME SALLONE DHE TË GJITHË ATA QË JANË DEMTUAR NË KËTO MUAJ!
Po ashtu edhe ESTRADA