LAJM I FUNDIT: Albin Kurti e heq taksën me 15 mars (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media, ka thënë se taksën ndaj Serbisë ka vendosur ta heq qysh nga 15 marsi i këtij viti.

Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina duke filluar nga data 15 mars.

Reklame

“Nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina”, është shprehur Kurti.

“Kjo si shenjë për gatishmëri për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë. Ftojmë Serbinë që të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Konferenca e jashtëzakonshme ka filluar në ora 16:30, shkruan Indeksonline./Indeksonline/