Para pak pak çastesh ka përfunduar takimi mes kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, dhe atij të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela. Në fokus të këtij takimi ishin zgjedhjet e ardhshme parlamentare, merr vesh Gazeta Lajm. “Me këtë rast të dy kryetarët e rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim parazgjedhor.
Ata u morën vesh që të krijohen grupe pune për t’i detajuar pikat e marrëveshjes së mundshme. Takimi është mbajtur në një restorant në Shkup”, kanë deklaruar burimet e Gazetës Lajm.