Lajm i fundit: Një xhip i tipit ‘Volvo’ shkel dy fëmijë në Shkup

Një veturë xhip Volvo ka përplasur dy fëmijë në një stacion autobusi në Shkup. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Gjorce Petrov, transmeton Gazeta Lajm. Dy vajzat e lenduara rëndë janë transferuar në spital.

Vetura ka lëvizur nga Gjorçe Petrov drejt Qendrës, kurse vajzat i ka goditur pasi ka ndryshuar papritmas drejtimin, duke dashur ta evitojë një Jugo që is ka ngushtuar rrugën.