Qeveria tërhoqi propozim Ligjin për Prokurorinë Publike në procedurë të shkurtuar, mëson Alsat. Jo zyrtarisht, pas kësaj nuk do të ketë as seancë kuvendore për Ligjin e Prokurorisë Publike, e cila ishte paraparë për sot në ora 17:00, por që nuk filloi.
Propozim-ligji për Prokurorinë Publike kishte hyrë në procedurë parlamentare, pasi të dielën Qeveria e Maqedonisë së Veriut i dha mbështetje këtij legjislacioni.
Ky propozim-ligj është dërguar në kuvend, pasi partitë në pushtet po llogarisin në votat e tetë deputetëve të pavarur, që dolën nga VMRO-DPMNE, të cilët, në këmbim të mbështetjes së këtij ligji, kanë kërkuar që të ketë një dispozitë ligjore, ku të thuhet se Prokuroria nuk do të mund të ngrejë akuza mbi bazën e dëshmive që burojnë nga përgjimet e paligjshme.