LAJM I FUNDIT/ Tërmeti lëkund Tiranën dhe Durrësin

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë i shkallës rihter ka tronditur mesin e Shqipërisë pak minuta më parë.

Sipas EMSC, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 13 km në veri-perëndim të qytetit të Shijakut dhe 32 km larg Tiranës.

Zona në fjalë ka qenë vatër e shumë lëkundjeve sizmike prej muajsh tashmë, por fatmirësisht këtë herë pa dëme në njerëz apo materiale.