Lajm i hidhur për Kosovën, Xhamajka i mohon njohjen si shtet të pavarur

Advertisment

Teksa ditën djeshme shumë politikanë të Kosovës ‘trumpetuan’ njohjen e pavarësisë edhe nga një shtet tjetër, Xhamajka, entuziasmi është thyer nga një reagim zyrtarë i këtij shteti.

Ka qenë vetë ministrja e Jashtme e Xhamajkës që ka mohuar zërat që Xhamjaka ka njohur Kosovën. Me anë të një reagimi në faqen e saj zyrtare në Twitter duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

Reklame

“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo. Ministria e Punëve të Jashtme të Xhamajkas nuk ka lëshuar njoftim për këtë rast.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte pikërisht Presidenti Thaçi i cili tha se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas lobimit shumëvjeçar dhe ndihmës së kongresistit amerikan, Eliot Engel.

“Lajm i mirë. Sapo u njoftova nga ambasadorja jonë (në SHBA) Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. E di se kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për vite të tëra, përfshirë edhe ndihmës së kongresistit Eliot Engel. Faleminderit miqve tanë nga Kingston”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.