Lajm i keq/ Bardhi sërisht pozitiv në testin për “Covid 19”

Enis Bardhi nuk mund të bashkohet me kolegët e tij në përgatitjet e Maqedonisë, pasi që rezultoi pozitiv me koronavirus. Bardhi nga sot morri të drejtën që të largohet nga faza e izolimit dhe të fillojë me stërvtjet individuale, mirëpo mesfushori shqiptarë do të duhet të pres që të bashkohet me lojtarët e tjerë.

Edhe në testin e ri për Covid 19 doli pozitiv , ashtu nuk duhet të ketë kontakte me asnjë nga anëtarët e tjerë të anëtarët të Maqedonisë.

Reklame

Maqedonia të premtën do të zhvilloje sfidën e fundit kontrolluese , kundër Kazakistanit , ndërsa të martën do të niset për në Bukuresht.

Pritet që Enis Bardhi të hënë sërisht të testohet, pas se cilës do ët mësohet se do të shkojë me eskpeditën e Maqedonisë.

Të përgjedhurit e Igor Angelovskit, do të debutojnë në EURO 2020 më 13 qershor kundër kombëtares së Austrisë.