Lajm i keq për qeverinë Hoti

Advertisment

Naim Murseli, këshilltar i liderit të partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacollit, ka thënë se AKR nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti, e cila pritet të formohet gjatë kësaj jave.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në profilin zyrtar në Facebook.

Reklame

“AKR nuk do të jetë pjesë e “Qeverisë Hoti”. Do të vazhdoj të qëndroj në opozitë”, ka shkruar Murseli.

Kujtojmë se dje (25 prill, 2020) i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i subjektit politik që drejton, ia ka dhënë dritën e gjelbër Avdullah Hotit si mandatar për kryeministër.