Lajm i keq për shqiptarët që kanë marrë vaksinën kineze, nuk lëvizin dot lirisht në Europë

Advertisment
HTML Image as link

Vetëm shqiptarët që janë imunizuar plotësisht ndaj Covid-19 me vaksina të Pfizer, Moderna, Johnson&Johnson dhe AztraZeneca, do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të Europës.

Njoftimi vjen nga Komisionit Europian, që i propozoi vendeve anëtare të lehtësojnë kufizimet për udhëtimet jothelbësore për qytetarët e vendeve të treta, listë në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria.

Reklame

Kështu, asnjë prej qytetarëve që ka marrë vaksinën kineze nuk mund të udhëtojë drejt BE-së, pasi kjo vaksinë nuk është e miratuar nga Agjencia Europiane EMA.

‘Shtetet anëtare duhet t’u lejojnë udhëtimet për në BE atyre personave që kanë marrë, të paktën 14 ditë para mbërritjes, dozën e fundit të një vaksine të rekomanduar dhe që ka marrë autorizimin e marketimit në BE’, bëri të ditur Komisioni Europian.

Ndërkohë, vendi ynë ka përdorur 4 lloje vaksinash deri më tani, atë të Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe CoronaVac. Agjencia Europiane e Barnave, EMA, nuk ka dhënë ende një vlerësim për vaksinën kineze dhe atë ruse, megjithatë pranimin e tyre KE-ja ua lë në dorë vetë shteteve të bllokut.

‘Vendet anëtare mund ta zgjerojnë heqjen e kufizimeve edhe për ata që janë imunizuar me vaksina që kanë përfunduar procesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përdorim emergjent’, thuhet më tej në reagimin e Komisionit Europian, sipas A2Cnn.

Komisioni Europian propozoi edhe të mekanizmin e frenimit urgjent, që mundëson rivendosjen e kufizimeve të shpejta për udhëtimet, për shtetet ku situata me Covid-19 përkeqësohet ndjeshëm.

Lidhur me këto propozime, Unioni do të diskutojë gjatë të martë. Vendet anëtare duhet të bien të gjitha dakord për ta vendosur planin në zbatim./a2cnn