Lajm i mirë nga Australia, tash e 17 ditë nuk ka raste të reja lokale me COVID-19

Advertisment

Victoria në Australi tash e 17 ditë nuk ka të regjistruar as edhe një rast të ri lokal me COVID-19, kurse zyrtarët e këtij vendi po bëjnë të pamundurën që një situatë e tillë pandemike të mos ndikojë në turnirin e tenisit “Australian Open”, që pritet të mbahet gjatë muajit të ardhshëm.

Megjithatë në mesin e sportistëve që kanë udhëtuar, kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit. Madje 72 prej tyre që do të marrin pjesën në turnirin prej 8 deri më 21 shkurt, janë mbyllur në dhomat e hoteleve ku do të qëndrojnë të mbyllur për dy javë.

Reklame

Tenistja spanjolle Paula Badosa është lojtarja e parë që dje është konfirmuar si rasti i parë që ka rezultuar pozitive në testin e COVID-19.

Australia ka kaluar më mirë sesa shumica e vendeve të zhvilluara gjatë pandemisë së coronavirusit – kjo për shkak të mbylljes së shpejtë të kufijve, izolimit, karantimit për pasagjerët e huaj si dhe numrin e madhe të testuarve.