Lajm i mirë nga ministria e shëndetësisë

Testet e koronavirusit te katër personat nga Strumica, që kanë lidhje me pacienten e parë, të realizuara dje pasdite, janë negativë, bëri të ditur sot në mëngjes Ministria e Shëndetësisë.

Në kumtesë theksohet se ishin testuar edhe tetë bashkudhëtarë të pacientes së parë nga Shkupi dhe rezultatet e tyre ishin negativë në koronavirusi.

“Në praktikë, të gjithë bashkudhëtarët nga furgoni i të sëmurës së parë të cilët gjatë dy javëve të kaluara ishin në izolim shtëpiak janë negativë në virus”, shtohet në kumtesë.

Pas informacionit të fundit të dhënë gjatë ditës së djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, me virusin korona ishin testuar edhe shtatë persona me indikacione dhe testet e tyre janë negative.

“Për momentin në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse dhe Situata Feribile janë hospitalizuar nëntë pacientë, prej të cilëve tetë janë negativë në virusin, ndërsa pas tastit të dytë kontrollues, e sëmura e parë është negative në virus, që domethënë se ajo më nuk është e infektuar, por mbetet në mjekim spitalor deri në shërimin e saj të plotë”, theksohet në kumtesë.