Lajm i mirë për administratorët, do të marrin një rrogë shtesë

Administrata publike këtë vit do të marr pagën shtesë për pushime vjetore, apo siç njihet K-15 dhe për këtë shkak janë ndarë mjete në vlerë prej 230 milion denarëve.

Këtë e ka thënë sot kryeministri Zoran Zaev, i cili ka potencuar se kjo është një e drejtë që del nga nënshkrimi i marrëveshjes kolektive në vitin 2019 dhe e njëjta duhet plotësuar, raporton Tetova1.

Reklame

Marrëveshja për pagesën e K-15 u nënshkrua në vitin 2019 në mes qeverisë dhe sindikatave të puntorëve të administratës publike, por e njëjta marrëveshje nuk është realizuar deri më tani, shkaku i krizës së Covid 19.