Lajm i mirë për Dibrën pas një kohe të gjatë, asnjë rast i ri me Koronavirus

Advertisment

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 18 raste të reja me konavirus në Maqedoni. pas një kohe të gjatë, ky është 24 orëshi i parë gjatë të cilit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me Korona në Dibër, qytet bashkë me Qendrën Zhupa është në izolim për shkak të epidemisë.

Sipas qyteteve, në Shkup janë paraqitur 11 raste të reja, në Prilep katër, në Kumanovë dy dhe në Tetovë 1.

Reklame

Me këtë, shifra e përgjithshme në Maqedoni ka shkuar në 219 të infektuar, prej të cilëve tre janë shëruar, kurse tre kanë ndërruar jetë.

Sipas qyteteve, deri tani raste me Covid19 janë regjistruar: në Shkup (134), Dibër (43), Kumanovë (17), Shtip (8), Prilep (6), Ohër (3), Veles (3), Kavadar (2), Tetovë (2) dhe Gostivar (1).