Lajm i mirë për kursimtarët në bankën Eurostandard

Advertisment

Kompensimi i kursimtarmarëve të “Eurostandard bankës” zhvillohet në mënyrë të shkëlqyer dhe pa pengesa më të mëdha, ndërsa deri tani janë kompensuar 72 për qind ose tre miliard denarë, informojnë nga Fondi për sigurim të depozitave.

“Pas periudhës dyjavëshe nga fillimi i pagesës së kompensimit të deponentëve të “Eurostand bankës” SHA Shkup në falimentim me të drejtën e kompensimit, pagesa zhvillohet në mënyrë të shkëlqyer dhe pa pangesa të mëdha në lidhje me deponentët. Deri sot janë paguar gjithsej 3 miliard denarë që paraqet afër 72 për qind nga mjetet e tërësishme të Fondit ndaj katër bankave afariste përmes të cilave bëhet pagesa e kompensimit”, qëndron në kumtesë.

Reklame

Sipas Fondit, kjo tregon se pagesa e kompensimit bëhet me dinamikë relativisht të shpejtë dhe pothuajse tre e katërta e mjeteve të deponentëve të “Eurostandart bankës” SHA Shkup në falimentim me të drejtën e kompensimit, janë kompensuar.

Prej atje theksojnë se kompensimi i trashëgimtarëve sipas zgjidhjeve trashëguese, gjithashtu zhvillohet pa ndërprerë përmes Fondit për sigurim të depozitave. Trashëgimtarët e dorëzojnë dokumentimin e tërësishëm nëpërmjet rrugës elektronike deri te Fondi, pas së cilës Fondi përgatit vërtetim për kompensim të deponentëve dhe kryen pagesë direkte të trashëgimtarëve nga llogaria e Fondit.

Kompensimi i personave të cilët kanë depozita deri në 30 mijë euro në “Eurostandard bankën” filloi më 15 shtator, ndërsa pagesa bëhet përmes “Bankës komerciale”, “NLB Bankës”, “Stopanska bankës” SHA Shkup dhe “Halkbank”. Deponentët kanë në dispozicion 36 muaj për ta realizuar të drejtën e kompensimit. Kompensimi i vlerës së siguruar të deponentëve të “Eurostandard bankës” bëhet deri në vlerën e konfirmuar maksimale ligjore prej 1.850.889 denarë. “Eurostandard banka” e ndërpreu punën prejse Banka Popullore ia mori lejen më 12 gusht të vitit 2020.