Lajm i mirë/ Vetëm një rast me Koronavirus në Tetovë

Advertisment

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 199 teste, prej të cilëve 15 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 2 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 7, Tetovë 1, Prilep 4. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1506, prej të cilëve 572 raste janë aktive.

Gjithsej 45 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 19 pacientë nga Shkupi, 25 nga Kumanova, një nga Prilepi. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 852.

Reklame

Brenda 24 orëve të fundit një rast tjera me Covid-19 ka përfunduar me fatalitet. Në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë një pacient 66 vjeçar nga Struga, i cili në Spital ishte pranuar me 24 prill. Pacienti ka pasur sëmundje shoqëruese.Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 82.