Lajm i papritur, Elvana Gjata përfaqëson një tjetër shtet në Eurovizion (FOTO)

Advertisment

Pas humbjes në Festivalin e RTSh-së, Elvana Gjata e shprehu hapur zhgënjimin e saj. Këngëtarja ishte pothuajse e sigurt për fitoren me këngën “Me Tana”, dhe publiku e mbështeti gjerësisht. Por, një tjetër lajm po qarkullon në rrjete sociale, që flet për një pjesmarrje të këngëtares në “Eurovizion 2020”, por jo si përfaqësuese e Shqipërisë.

Nëse futesh në rrjetin social Twitter, dhe kërkon: Elvana Gjata San Marino, dalin një lumë komentesh që flasin për një pjesmarrje të këngëtares në Eurosong 2020.

Reklame

“Njerëzit mendojnë se San Marino do të dërgojë në Eurovizion Elvana Gjatën?”– shkruan një ndjekëse në Twitter.

“Nuk jam një fanse e këngës “Me Tana” dhe e Elvanës, por nëse ajo vërtet do ta përfaqësojë San Marinon, është një hakmarrje, që nuk dua ta humb”– vijon një tjetër mes dhjetra komenteve në rrjete sociale.
San Marino është një shtet shumë i vogël, me një numër banorësh të ulët, prej 34 mijë personash. A mundet që ky mikro-shtet të ketë gjetur si një zgjidhje të denjë për t’u përfaqësuar në Eurosong 2020, Elvana Gjatën?! Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar nga vetë këngëtarja.