Lajm i rëndësishëm për mërgimtarët: Ja sa orë pritet në Serbi!

5088
#

Mërgimtarët që kthehen nga vendlindja në vendet perëndimore ankohen nga kolonat e gjata në kufirin Serbi-Kroaci. Disa prej tyre thonë se deri tani nuk kanë pasur rast të presin aq gjatë. “Kam pritur 9 orë për të hy nga Serbia në Kroaci. Kolona ishte e gjatë 2 kilometra, mirëpo pritja ishte maratonike”, deklaroi për Gazetën Lajm një mërgimtar nga Kumanova, përmes lidhjes direkte telefonike nga vendkalimi Batrovac mes Serbisë dhe Kroacisë. Sipas tij, faji për pritjet e gjata nuk qëndron vetëm te fluksi i madh i mërgimtarëve që kthehen nga vendlindja, por edhe te neglizhenca e autoriteve kufitare.