Milloshovski në vetizolim, nëna e tij pozitive me COVID-19

Advertisment

Ish deputeti dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonijo Milloshovski në profilin e tij në Facebook ka treguar se do të jetë në vetizolim, sepse nëna e tij është pozitive në COVID-19.

“Miq të dashur, nëna ime Svetllana Milloshovska, e cila 40 vjet punon si motër medicinale në spitalin e Kërçovës, sot pasdite më njoftoi se është pozitive në COVID-19. Menjëherë pasi më njoftoi kontaktova me një epidemiolog kompetent nga Manastir i cili sipas protokollit shëndetësor më përcaktoi masën e vetizolimit deri më 6 korrik, për shkak të një takimi të shkurtër me nënën time para 5 ditëve në Kërçovë. Masën do ta respektoj, ashtu siç i respektova edhe rregullat për mbajtje të maskës dhe higjienë të shpeshtë gjatë 4 muajve”, shkroi Milloshovski.

Reklame

Ai informoi se ndjehet mirë dhe se deri më tani nuk ka kurrfarë simptomash. Theksoi se deri më 6 korrik do të ketë dy testime të obligueshme nga personat kompetentë shëndetësorë.

“Atë që duhet ta bëjmë ne si njerëz është që të zbatojmë masat mbrojtëse, të jemi të kujdesshëm sa i përket pandemisë dhe t’i respektojmë këshillat e mjekëve, tjetra i përket shkencës dhe Zotit”, shkroi Milloshovski i cili është kandidat për deputet në listën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje./MIA