Lajmërohet në polici i dyshuari për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Advertisment

Një person i dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, është lajmëruar në Policinë e Kosovës.

Kështu për Klan Kosova ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

Reklame

“Lidhur me interesimin tuaj, u njoftojmë se në polici është lajmëruar një person i dyshuar. Policia është duke u marrë me kompletim e rastit. Në koordinim me prokurorin kompetent do të vazhdohet trajtimi i rastit”.