Lajmërohet përsëri deputeti i VV’së: Nuk e shoh problem që një pako cigare të bëhet 5 euro

Advertisment

Dimal Basha, deputet i Vetëvendosjes, ka marrë një iniciativë ku po parashikohet rritja e akcizës me ç’rast ka cekur se një pako e duhanit duhet të kushtojë pesë euro.

Basha ka thënë se për të ndikuar në respektim më të madh të këtij ligji duhet vetëdijesim i qytetarëve, bashkëpunim me komunat, inspektorët dhe Policinë e ndihmë edhe nga Bashkësia Islame.

Reklame

Deputeti nga Vetëvendosja tutje ka thënë se rritja e çmimit të duhanit mund të bëhet ngadalë ose me ngritje direkte.

“Ende s’kemi mbërri te pika se qysh ka me u bë saktë. Ka mundesi me u bë me përshkallëzim, ku çdo gjashtë muaj rritet, ose edhe ngritje direkte. Mirëpo unë kam dhënë qëndrim personal që duhet me u rritë, bile nuk e kisha pa problematike edhe me u bë 5 euro një pako” , tha Basha.

Basha është shprehur se kjo iniciativë duhet të gjejë zbatim kudo në Kosovë.