LAJMI FUNDIT/ 1031 raste të reja me koronavirus 20 të vd ekur në Maqedoni

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 4.373 testime kurse janë regjistruar 1.031 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 492, Prilep – 64, Kavadar – 53, Veles – 47, Tetovë dhe Gostivar nga 45, Strumicë – 20, Shtip – 16, Strugë – 13, Berovë – 12, Resnjë, Radovish dhe Krushevë nga 9, Koçanë – 8, Sveti Nikollë, Probishtip dhe Vallandovë nga 7, Kriva Pallankë – 6, Demir Hisar – 4, Kërçovë, Bogdancë dhe Demir Kapi nga 2, Dibër, Vinicë, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Dojran nga 1 rast.

Janë regjistruar 241 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 20 pacientë, të moshës nga 53 deri 93 vjece. 9 pacientë nga Shkupi, 3 pacientë nga Prilepi, Velesi dhe Manastiri, nga 2 pacientë nga Kumanova, Gostivari, Kavadari dhe Koçana.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 112.107, numri I të shëruarve është 97.166, kurse I viktimave shkon në 3.300. Për momentin shënohen 11.641 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 563.394 testime për COVID-19. /KlanMacedonia