LAJMI FUNDIT/ 243 raste të reja dhe 4 të vd ekur nga Covid 19 në Maqedoni

Advertisment

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.831 testime dhe janë regjistruar 243 raste të reja me koronavirus.

Prej rasteve të reja 98 janë në Shkup, 11 Kumanovë, 7 Shtip, 12 Prilep, 2 Tetovë, Strugë 9, Veles 3, Manastir 5, Ohër 5, Kavadar 4, Gostivar dhe Gjevgjeli me nga 5, Strumicë 21, Kriva Pallankë 2, Radovish 9, Koçani 11, Probishtip 1, Demir Hisar 1, Berovë 9, Vallandvoë 4, Vinicë 2, Dellçevë 2, Sveti Nikole 12, Kërçovë 1 dhe Negotinë 2.

Reklame

Nga Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se sot ISHP regjistroi 100 pacientë të shëruar dhe katër pacientë të vdekur. Prej pacientëve që humbën jetën një pacient është nga Prilepi (65), nga Manastiri (85) dhe dy nga Kumanova (72 dhe 80).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve3 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 18.602, numri i pacientëve të shëruar 15.264, numri i të vdekurve është 753. Momentalisht në Maqedoni ka 2.585 raste aktive.