LAJMI FUNDIT/ 29 pacientë ndërruan jetë me Kovid-19, 883 raste të reja

Advertisment

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga gjithsej 2.827 teste për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 883 persona kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e kanë humbur 29 persona ndërsa janë shëruar 536 pacientë, shkruan Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 29 pacientë me Kovid-19: 12 pacientë nga Shkupi (72, 75, 80, 70, 84, 54, 64, 33, 78, 78, 48 dhe 64v), 2 pacientë nga Kumanova (63 dhe 82v), 3 pacientë nga Prilepi (76, 67 dhe 87v), 2 nga Tetova (65 dhe 72v), një pacient nga Struga (81v), 2 nga Velesi (77 dhe 80v), 2 pacientë nga Manastiri (64 dhe 65v), 2 nga Gostivari (63 dhe 74v), një pacient nga Valandovo (83v) dhe 2 nga Kërçova (78 dhe 73v).

Reklame

Rastet e reja:

Shkup-345, Kumanovë-37, Dibër-10, Shtip-32, Prilep-54, Tetovë-32, Strugë-21, Veles-39, Manastir-36, Ohër-34, Kavadari-29, Gostivar-19, Gjevgjeli-32, Strumicë-44, Kriva Pallanka-7, Radovish-12, Krusheva-1, Koçani-25, Probishtip -2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë -4, Vallandova-8, Vinica-5, Dellçeva-1, Kratova-3, Sveti Nikolla-12,
Kërçovë-16, Resnjë-4, Negotinë-17. Pacientët e shëruar:

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë deri sot janë testuar gjithsej 373.675 persona, prej tyre 77134 kanë rezultuar pozitiv ndërsa 52,949 janë shëruar, aktualisht ka 21,931 raste aktive me Kovid-19 ndërsa gjithsej 2254 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit korona.