Bisedimet për Qeverinë e re, Ahmeti takoi Mickoskin

Advertisment

Lideri i VMRO DPMNEsë, Hristijan Mickoski sot në Parlamentin e Maqedonisë ka takuar, liderin e BDlsë, Ali Ahmeti, informon gazeta ‘KOHA’

Lajmin për ‘KOHA; e kanë konfirmuar edhe nga BDI edhe nga VMRO DPMNE. Siç bëhet e ditur takimi ka zgjatur një orë, ndërsa temë boshte ka qenë krijimi i shumicës së re parlamentare.

Reklame

Ky takim vjen pasi që partia ‘E majta’ publikisht ka bërë të ditur se dy deputetët e saj do ta mbështesin një shumicë parlamentare të udhëhequr nga VMRO DPMNE, mirëpo pa qenë vet pjesë e ekzekutivit. Ndryshe sot gjatë ditës kreu i BDlsë, Ahmeti ka takuar për herë të dytë edhe kreun e LSDMsë, Zoran Zaev./ Koha.mk