Pas Kinës, që është edhe vendi nga doli virusi, Italia është shteti më i prekur, me mbi 12 mijë raste dhe mbi 800 vdekje. Një lajm mjaft i rëndë është konfirmuar mbrëmjen e sotme, teksa klubi i Juventusit në një komunikatë urgjente ka njoftuar se Daniele Rugani është me Coronavirus.
Klubi bardhezi ka shkruar në komunikatë se Rugani ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe tashmë është i izoluar në karantinë.