LAJMI FUNDIT: Njësiti policor “Tigrat” me shef të ri

Advertisment

Ministri teknik i punëve të Brendshme, Naqe Çulev deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit do të shkarkojë 15 drejtues aktual policie dhe do të emërojë persona të ri, informon KOHA.

Sipas Ligjit për Qeveri teknike, Çulev mund të bëjë 15 emërime të reja në pozita drejtues në sektor të caktuar të policisë, reparte dhe njësite, për të cilat siç mëson KOHA, vendimet vetëm se janë përgatitur.

Reklame

Ndërkohë që edhe Tv Alfa, ka raportuar se do të zëvendësohen drejtuesit aktual të sektorëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup, Veles, Manastir, Strumicë, Shtip dhe Ohër. Siç bëhet e ditur Çulev do të emërojë shef të ri edhe në Sektorin për krim të organizuar, Kontroll të brendshëm, në Njësitit për operacione speciale, si dhe n njësitin për intervenime të shpejta dhe Njësitin për detyra specifike “Tigrat”.

Sipas Ligjit për Qeveri teknike, drejtuesit e deritanishëm që do të shkarkohen nga detyra me automatizëm do të jenë zëvendës të atyre që do të emërohen, ndërsa çdo vendim i tyre duhet të firmoset nga dy drejtuesit në detyrë. (koha.mk)