LAJMI FUNDIT/ Numri i të infektuarve me virusin korona u rrit në 42

Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se edhe 4 persona nga Shkupi dhe 3 nga Dibra kanë rezultuar pozitiv në testin për virusin korona. Me këtë, për sot u rrit numri për 11 persona dhe numri gjithsejt i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut deri në ora 21.00 është 42, transmeton Portalb.mk.

Ministria lajmëroi se po testohen edhe 22 persona të tjerë.