LAJMI FUNDIT/ Policia kapi snajper dhe h eroinë gjatë bastisjes në Shkup

Advertisment

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Biroja për siguri publike në koordinim me Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup mbrëmë dhe sot kanë realizuar bastisje në rrugën “Alpi” në Shkup ku kanë gjetur pistoleta automatike, snajperë dhe heroinë.

“Biroja për siguri publike – Reparti për polici kriminalistike në koordinim me SPB Shkup – Reparti për tregti të palejuar me drogë, mbrëmë dhe sot me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete në lokacionin rruga “Alpi” në Shkup dhe në bunkerët special të krijuar është gjetur më shumë lloje të armëve, mes të cilave tre pistoleta automatike, një pistoletë snajperi, pushkë snajperi, dy pistoleta automatike, një pistoletë snajperi, dy pistoleta automatike, korniza me municion, një pistoletë gjysmëatomike, e cila vjen nga vepra penale vjedhje e rëndë në një shitore me armë. Gjatë kësaj bastisjeje, janë gjetur edhe 2.5 kilogram heroinë”, thonë nga MPB-ja.

Reklame

Kanë njoftuar po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.