LAJMI FUNDIT/ Sërish dridhje të forta tërmeti në Maqedoni, magnituda ishte 4.9

rjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup, sonte, 12 Mars 2021 në 20:40, regjistroi një tërmet në rajonin e Pollogut me epiqendër 50 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Sipas të dhënave, tërmeti është ndjerë në Gostivar, Dibër, Mavrovë dhe Kërçovë me intensitet 4.9 ballë.