LAJMI FUNDIT/ Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoni, ja nga cili qytet është

Ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se në vendin tonë tashmë kemi rastin e parë të vdekjes nga virusi korona. Bëhet fjalë pë për një grua 57 vjeçare nga Kumanova.

“Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëm vonë në Kumanovë. Bëhet fjal për grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretmanit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë bris edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”-tha mes tjerash Filipçe.

Reklame