Lajmi fundit/ Zgjatet orari, kafenetë dhe restorantet do të jenë të hapura deri në orën 22:00

Advertisment

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin me të cilin shtyhet deri në orën 22:00 orari i bareve dhe restoranteve të hapura.

Qeveria më herët me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive kishte vendosur që objektet gastronomike dhe ato hotelerike, respektivisht baret, restorantet dhe kafenetë të punojnë deri në ora 20:00, me vendimin e fundit orari zgjatet deri në ora 22:00 .

Reklame

Sipas vendimit të qeverisë do të hapen vetëm objektet që kanë tarraca. Sipas vendimit objektet do të mund të punojnë me maksimum 4 persona në tavolinë.