LAJMI I FUNDIT: Maqedoni e Veriut – Kosovë, ndeshja mund të shtyhet deri në muajin shtator

Advertisment

Javë më parë, shtëpia më e futbollit evropian, UEFA vendosi që ndeshjet e muajit mars të shtyhen për në muajin qershor.

Këtu bën pjesë edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila tani është e detyruar të presë deri në qershor për ndeshjen e Ligës së Kombeve me Maqedoninë e Veriut, shkruan Zëri.info.

Reklame

Saktësisht, ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet më 4 qershor.

Megjithatë, mediumet sportive në botë raportojnë se futboll në Evropë nuk mund të ketë deri në maj.

Dhe si pasojë e kësaj, as ndeshja e Kosovës në fillim të muajit qershor nuk mund të zhvillohet.

Andaj, është duke u spekuluar se ndeshjet në fjalë në kuadër të UEFA-s mund të shtyhen për muajin shtator./Zëri.info