LAJMI I FUNDIT/ Në Butel të Shkupit janë konfiskuar 1.2 tonë dr ogë måriuhanë

Advertisment

Byroja për siguri publike nëpërmjet Repartit për polici kriminalistike në kuadër të masave kundër krimit të organizuar dhe tregtisë së paligjshme me drogë, në aksion të koordinuar me Prokurorinë e Kavadarit, për momentin është duke zbatuar një aksion policor në qytetin e Shkupit, me ç’rast, në një depo në lagjen Butel, janë gjetur dhe konfiskuar 12 paletë në të cilën ka një tonë e 240 kilogram (1240 kg) drogë mariuhanë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski, raporton SHENJA.

Reklame

Si pasojë është privuar nga liria një person kundër të cilit nesër do të ngritet kallëzim penal.