Lajmi i fundit: SHBA-ja lihet jashtë draft-listës së vendeve të sigurta për hyrje në BE

Advertisment

Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e kanë miratuar një listë fillestare të sigurisë për qytetarët e shteteve të tjera, të cilët do të mund të udhëtojnë drejt territorit të BE-së dhe Zonës Schengen nga 1 korriku. Në listë nuk ndodhen Shtetet e Bashkuara.

Në këtë listë janë përfshirë Australia dhe Kanadaja, në mesin e vendeve të tjera. Kina do të përfshihet, nëse ua lejon hyrjen në territorin e vet qytetarëve të BE-së, ndërsa Britania e Madhe do të trajtohet në mënyrë të ndarë.

Reklame

Lejimi i hyrjes në vendet e Bashkimit Evropian është ofruar në bazë të shkallës së infeksionit, aftësisë së vendeve për t’i përcjellur kontaktet e pacientëve dhe për të ofruar të dhëna të besueshme shëndetësore si dhe në bazë të parimit të reciprocitetit.

Megjithatë, vendet që ndodhen në këtë listë nuk janë të detyruara t’i plotësojnë të gjitha kriteret për të qenë pjesë e saj. Për më tepër, lista ka vetëm karakter këshillues dhe nuk është obligative për t’u zbatuar nga vendet anëtare, shkruan “BBC”.

Në kohë të krizave, kontrolli i kufijve është nën komeptencën e qeverive veç e veç, por Gjermania, e cila do ta ketë presidencën e BE-së nga 1 korriku, beson se Bashkimi Evropian duhet të veprojë bashkërisht sa i përket pandemisë.

Lista me vendet e cilësuara si të sigurta për udhëtime drejt BE-së do të publikohet para datës 1 korrik dhe do të përditësohet rregullisht më pas.

Greqia, e cila varet shumë nga turizmi, ka kërcënuar se do të marrë masa të njëanshme në lidhje me hyrjen e të huajve në territorin e saj.