LAJMI I FUNDIT: Shkarkohet Valdete Daka

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Dakën.

Në arsyetimin e vendimit të Presidencës, të cilin e ka siguruar Klankosova.tv, thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.

Reklame

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur i cili drejton dhe i verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet e tyre.

Zgjedhjet si elementi më i rëndësishëm i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë të një rëndësie të veçantë për secilin shtet.

Ndërmarrja e veprimeve relevante në lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor të KQZ-se si organ menaxhues i zgjedhjeve”.