Lajmi i Fundit: Tre nga tetë personat e testuar për korona virus janë pozitiv, pesë negativ

Tre raste të reja me korona virus janë paraqitur në Maqedoni, raporton ekskluzivisht TV21.

Ministria e Shëndetësisë i ka thënë TV21, se nga tetë personat të cilat janë testuar për korona virus, tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv kurse pesë të tjerët kanë rezultuar negativ.

Reklame

Me tre rastet e fundit, numri i të prekurve në vend ka shkuar në shtatë.

Ndryshe, gjatë ditës u mësua se e infektuar nga virusi ka qenë edhe drejtoresha e Dermatologjisë.